-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dogana e Kosovës sekuestron mallra kontrabande në Prishtinë

Kryesoret

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara për kontrabandë në rajonin e Prishtinës, me një vlerë të përgjithshme rreth 800 mijë euro.

Gjatë një operacioni kontrolli të zhvilluar më 10 mars 2026, janë sekuestruar veshje sportive me marka të mbrojtura dhe veshje tekstili që dyshohet të mos kenë dokumentacionin e nevojshëm për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Kosovë.

Kontrollet janë realizuar në pesë depo të ndryshme të bizneseve, ku është konstatuar se mallrat nuk kanë kaluar nëpër procedurat doganore të duhur.

Pas identifikimit të rastit, është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme. Po ashtu, personat e dyshuar lidhur me pronësinë e mallit janë duke u intervistuar, ndërsa mallrat janë konfiskuar dhe do të transportohen për ruajtje në depot e Doganës së Kosovës.

Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Doganës për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur tregun dhe ekonominë e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit