Policia e Tiranës mëngjesin e sotëm arrestoi dy të rinjt të cilët u gjeti 6 pistoleta në makinën me të cilën udhëtonin.
Të arretuarit janë Donati Jaku, 31 vjeç banues në Shkodër dhe Florin Gjeta 22 vjeç., banues në Domje, ndërsa edhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Armët i trafikonin nga Mali i Zi për ti shitur në Tiranë.
Florian Gjeta dyshohet se trafikonte edhe lëndë narkotike në Angli, ky i fundit postonte edhe foto me armë zjarri në brez në rrjetet sociale.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e autorit tjetër.









