Ditën e sotme Hackerat iranianë kanë sulmuar Administrata e Kuvendit në sistemin IT, duke u shprehur se zotërojnë të gjitha bisedat e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit.
Mësohet se e-mailet e tyre janë publikuar në faqen e Homeland Justice në Telegram.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart tona. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.










