Policia e Tiranës ka arrestuar 32 vjeçarin Bledar Barsan, ky i fundit ka qenë i dënuar me 9 vite burg në Itali.
I riu ka qenë i dënuar në Itali për plagosje, vjedhje dhe kundërshtimin e forcave të policisë.
Arrestimi është kryer me qëllimin ekstradimin e tij drejt Italisë.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 32 vjeçarit drejt Italisë.









