Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar qëllimin e saj për të bllokuar kalimin e cisternave që transportojnë naftë bruto për Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe aleatët e tyre përmes Gjirit.
“Irani nuk do të lejojë më eksportin e asnjë litri nafte nga rajoni drejt luftënxitësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, thuhet në një deklaratë të Pasdaran.
Ndërkohë situata e luftës në Lindjen e Mesme ka marrë përmasa akoma dhe më të gjëra teksa, Irani ka nisur valën e sulmeve edhe ndaj vendeve fqinje, duke goditur të gjitha bazat amerikane të vendosura atje.
Zyrtarët iranianë shprehen se nuk do të dorëzohen pavarësisht gjthëçkaje çfarë mund të ndodhë, pasi ata janë sulmuar në befasi nga agresorët e tyre, ndaj dhe do të marrin përgjigjen e merituar.









