-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, njoftim zyrtar: Po rikuperohen të dhënat

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme është konstatuar një akses i paautorizuar në sistemet IT të institucionit, i cili ka shkaktuar fshirjen e disa të dhënave të punonjësve. Sipas analizave të para, bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, por infrastruktura kryesore e Kuvendit nuk është prekur.

Ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave dhe janë marrë masa për izolimin e sulmit. Kuvendi është në bashkëpunim me autoritetet dhe partnerët ndërkombëtarë për hetimin e incidentit dhe rikthimin e sistemeve në normalitet.

Njoftimi:

Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.

Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.

Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht.

Menjëherë pas konstatimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe për neutralizimin e sulmit. Ndërkohë, ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve.

Për këtë situatë është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Në këtë proces Kuvendi i Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Komandën Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu, gjatë këtyre orëve është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm.

Sulmohet Kuvendi, ASK: Po analizojmë situatën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit