-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizje për Veliajn? Këlliçi kundër nismës së Gjykatës së Lartë

Kryesoret

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka dalë kundër nismës së fundit të kryetarit të Gjykatës së, Sokol Sadushi, për të ndryshuar praktikën mbi masat e sigurimit personal. Këlliçi shprehet se në vend që drejtësia të forcojë luftën kundër korrupsionit, po hapet një debat që sipas tij mund të dobësojë një nga instrumentet më të rëndësishme për të parandaluar abuzimin me pushtetin dhe prishjen e provave.

“Nisma më e fundit e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, për të ndryshuar praktikën mbi masat e sigurimit personal duke zbutur standardet e paraburgimit, ngre dyshime të qarta për momentin dhe qëllimin real të saj!

Në vend që drejtësia të forcojë luftën kundër korrupsionit, që është gangrena më e madhe e vendit tonë, aktualisht po tentohet të hapet një debat për dobësimin e një prej instrumenteve më të rëndësishme kundër abuzimit me pushtetin dhe prishjes së provave.

Akoma më problematik është fakti se kjo nismë vjen pikërisht nga një figurë për të cilën prej kohësh në opinion publik flitet për një afërsi politike me Erion Veliaj dhe personi në fjalë konsiderohet gjërësisht si një ndër komunistët e fundit në sistemin e drejtësisë.

Kur drejtësia dhe politika shfaqen kaq pranë njëra tjetrës, çdo vendim i tillë vetëm sa forcon dyshimin e bindjen se sistemi po ndryshohet për t’i shërbyer pushtetit e korrupsionit dhe jo qytetarëve.

Drejtësia duhet të jetë mbi politikën, jo në shërbim të saj” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit