-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Malaj: Dështimi dallon ligjërisht nga anulimi për tenderin e Porto Romanos

Kryesoret

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka reaguar pasi procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar, pasi kompania e vetme e mbetur në garë nuk paraqiti ofertë financiare. Malaj kërkon sqarime dhe veprime konkrete.

“Dështimi dallon ligjerisht nga Anullimi. Tenderi dështoi sepse kompania e fazës së parë — e ndodhur përballë kompanive me kredibilitet teknologjik shumë më të lartë — u tërhoq në fazën e dytë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ministri i Financave kanë detyrimin ligjor që, duke filluar nga nesërmja, të arkëtojnë në buxhetin e shtetit garancinë prej rreth 8 milionë eurosh.

Arkëtimi në buxhet duhet të bëhet menjëherë. KLSH, nga ana tjetër, duhet të verifikojë që nga dita e nesërme kalimin e këtyre të ardhurave në buxhet.

Kujdes!

Në rastin e shitjes potenciale të Albpetrolit gjatë qeverisjes Berisha, garancia e ofertës për 900 milionë dollarë amerikanë ishte rreth 80 milionë dollarë.

Ajo nuk u verifikua nga komisioni dhe, kur kompania nuk lidhi kontratën, u zbulua se garancia kishte qenë — jo pa qëllim — një mashtrim lehtësisht i verifikueshëm.

Si pasojë, buxheti dhe tatimpaguesit humbën 80 milionë dollarë.

Askush nga zyrtarët përgjegjës apo anëtarët e komisionit nuk u dënua ligjërisht për këtë humbje” tha ai.

Presioni amerikan/ Anulohet tenderi 400 mln € për portin e ri në Porto Romano

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit