Ndërron jetë në spitalin e QSUT në Tiranë 25 vjeçarja nga Lezha.
Sipas burimeve bëhet me dije se e reja ka pirë fostoksinë, për shkak të dhunës së ushtruar nga parteneri i saj, Eraldo Fizi.
Familjarët e viktimës shprehen se bashkëshorti e dhunonte.
Xhauna Nikollaj kishte përfunduar studimet për drejtësi dhe ishte martuar në qershor të 2025 me Eraldo Fizin.
Tashmë policia ka shpallur në kërkim Eraldo Fizin.









