-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama miraton rregullat për rikthimin e platformave të basteve

Kryesoret

Qeveria ka zbardhur vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Qeveria miratoi rregullat për rikthimin e platformave të basteve sportive, ku prioritet është identifikimi i përdoruesve dhe monitorimi i transaksioneve. Në vendim janë përcaktuar rregulla të qarta për identifikimin dhe regjistrimin e lojtarëve, me qëllim garantimin e aksesit të ligjshëm në platformat e basteve, mbrojtjen e të dhënave personale dhe parandalimin e lojërave të paligjshme.

Vendimet e miratuara nga qeveria

•Miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2027 – 2029, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe të gjitha institucionet e tjera të administratës shtetërore, që janë pjesë e procesit të buxhetimit, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

•Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

•Miratimin e modelit tip të marrëveshjes, që lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorit, për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve, lumenjve si stacione plazhi.

•Përcaktimin e standardeve, që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:

a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardware dhe software;

b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit tëligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;

c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse;

•Z. Alsi Metushi caktohet anëtar i ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit