Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë goditur rrjetin e lëshimit të dronëve të Iranit, duke shkatërruar mbi 250 mjete ajrore pa pilot.
“Gjatë një vale sulmesh, Forcat Ajrore Izraelite zbuluan disa operatorë që po përgatisnin lëshimin e një droni drejt Izraelit. Pas identifikimit të tyre, avionët luftarakë goditën lëshuesin dhe operatorët, duke parandaluar sulmin e planifikuar”, thuhet në deklaratë.
IDF thekson se deri tani janë shkatërruar më shumë se 250 dronë në territorin iranian. Gjithashtu, sipas ushtrisë izraelite, janë eliminuar disa komandantë dhe operatorë të rrjetit të dronëve, të cilët dyshohet se kanë qenë përgjegjës për disa sulme me dronë ndaj Izraelit.
Në deklaratë shtohet se operacionet kundër infrastrukturës së dronëve të Iranit po vazhdojnë.









