-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi fqinjët në banesë, arrestohet i moshuari në Sarandë

Kryesoret

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij.

Pas njoftimit të qytetares, se fqinji kishte hyrë i armatosur në banesën e saj, në lagjen nr. 4, dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë shkuan në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri pistoletë me mulli, si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët të tarracës në pallatin ku banonin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit