-sidi education-spot_img
34.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘S’dorëzohemi deri në rrëzimin e Ramës’- Qytetarët sot në revoltën e 47!

Kryesoret

Edhe këtët entje në ditën e 47-të të protestës qytetare, e cila prej më shumë se një muaji e gjysmë ka kthyer bulevardin para Kryeministrisë në epiqendrën e revoltës, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe gjithë klasës së vjetër politike.

Çdo mbrëmje, qytetarë nga Tirana dhe rrethe të ndryshme të vendit mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku mbahen fjalime dhe përsëritet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime rrënjësore në sistemin politik.

Ndërsa gjatë protestës së mbrëmshme qytetarët deklaruan se nuk do të ketë tërheqje dhe se qëndresa do të vijojë deri në arritjen e objektivave të saj.

Nër të tjera ata shprehen se nuk do të ketë pushim dhe se tubimet do të vazhdojnë çdo ditë, duke e konsideruar këtë një betejë qytetare për ndryshim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit