-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet kërkesa për Ballukun, Ambasada e Holandës: Lufta kundër korrupsionit kyçe për BE

Kryesoret

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Parlamentit për të refuzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.

Në një postim në Facebook, Ambasada nënvizon se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe thekson se një element kyç për përparimin në këtë proces është lufta efektive kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe nivelet më të larta të pushtetit.

Ajo shprehu pritshmërinë që sistemi i drejtësisë të veprojë pa pengesa në raste të tillë.

Reagimi:

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit