-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Rama dhe socialistët rrëzuan mitin që kishin ngritur

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pasi Partia Socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut.

“Vendimi i sotëm në parlament rrëzoi propagandën për “shkëlqimin” e drejtësisë së re dhe i dha fund një epoke të shkurtër, por të zhurmshme, gati 10-vjeçare, ku u shit iluzioni se një drejtësi e re, e mbështetur politikisht, do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit.

Vendimi i sotëm është qartësisht fillimi i një beteje të re të socialistëve me drejtesinë, një betejë institucionale, publike dhe politike ndaj asaj që me propagandë u quajt “drejtësia e re”.

Sot, Rama dhe socialistët rrëzuan mitin që kishin ngritur prej vitesh për një drejtësi të pagabueshme. Ata provuan se për ta drejtësia është e mirë vetëm kur përdoret politikisht, vetëm kur godet kundërshtarët, vetëm kur burgos ata që denoncojnë.

E vërteta është e thjeshtë: Rama dhe qeveria nuk ka dashur kurrë drejtësi të pavarur dhe te barabartë për të gjithë. Ka dashur një drejtesi për ta pérdorur si mekanizëm mbrojtje ose për ta përdorur me standarde të dyfishta, një instrument presioni dhe propagande, jo një garanci për shtetin e së drejtës.

Nga sot nis epoka e re,  Rama në përballje të hapur kundër SPAK dhe drejtësisë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit