-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku i kërkon GJKKO heqjen e masës së pezullimit nga detyra

Kryesoret

Ish-zëvendës kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku rikthehet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), nga e cila kërkon të konstatojë shuarjen e masës së sigurisë pezullimin nga ushtrimi i funksioneve.

Në kërkesën e dorëzuar në Gjykatë, avokatët e Ballukut theksojnë se në rastin e saj masa nuk ka asnjë efekt, për sa kohë ajo është shkarkuar nga funksionet si zv kryeministre dhe ministre.

Kërkesa pritet të shqyrtohet në orën 15:00 nga gjyqtari i posaçëm Erion Çela.

Ndaj Belinda Ballukut mbetet ndërkohë në fuqi masa shtrënguese e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Ish-ministrja e Infrastrukturës akuzohet për abuzime me tenderat e rrugëve në vlera miliona euro, ndërsa një ditë më parë maxhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për arrestimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit