Te gjitha vendet e botes ne drejtimin e institucioneve te sigurise kombetare perzgjedh dhe emron personalitetet me te besuara dhe me te profesionalizuara, mbasi ne duart e tyre manaxhohen informacionet me te klasifikuara. Vetem Shqiperia, ne qeverine e drejtuar nga Edi Rama,dy here rrjesht ka emruar minister te Mbrojtjes nje person me shtetesi greke, Z. Piro Vengu ,shtet i cili edhe sot ka ne fuqi ligjin e luftes kunder Shqiperise.
Me këtë emërim, kryeministri Edi Rama ka prodhuar dy skandale:
-Turqia i kufizoi ministrit Vengu informacionet ushtarake sensitive,sepse ai nuk garanton sigurinë e informacionit.
-Ndersa Greqia i ka kufizuar qëndrimin Shengen, nuk i njeh pasaportën e shërbimit shtetëror dhe nuk e trajton si ministër të një vendi aleat në NATO./Pamfleti
Sikur te mos mjaftonte kjo ,ne Dhjetor te vitit 2025 , kryeministri Rama emron zvendes minister te Mbrojtjes, djalin e tezes se ministrit Piro Vengu, Andrea Shllaku, duke e rritur numurin e zvendes ministrave nga nje ne tre veta. Nepotizem.
Nuk kanë fund çuditë
-Emron kryetare te Sherbimit Informativ Shtetror te Shqiperise, SHISH, Znj.Vlora Hyseni,ish nënkryetare e Shërbimit Informativ të Kosovës dhe per 4 muaj edhe kryetare e ketij sherbimi (Dhjetor 2020- Prill 2021 ). Ne 30 Qershor 2021 ajo eshte shkarkuar me propozim te kryeministrit Albin Kurti dhe dekret te presidents Vjosa Osmani.Ndersa presidenti shqiptar Bajram Begaj ,me propozim te Edi Rames (17.03.2023) e emron ate kryetare te SHISH-it shqiptar , kur ‘ SHISH eshtë institucioni qendror në Republikën e Shqipërisë dhe instrument i rëndësishëm i arkitekturës së sigurisë së vendit, i ngarkuar për sigurimin dhe prodhimin e inteligjencës nga brenda dhe jashtë vendit ”. Reagoi opozita parlamentare me kryetarin e grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili e akuzoi kryeministrin se “ SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare’, kur “ Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”.
-Kryeministri Edi Rama, emron ish kryetarin e SHIK-ur te Rumanise keshilltar per sigurine gjeneralin rumun Florian Coldea te shkarkuar nga kjo detyre me porpozim te kryeministrit nga presidenti i Rumanise , i cili mbas disa muajsh arrestohet nga autoritetet e Rumanise per një rrjet të madh trafiku .Emrimi i tij vertetohet me shkresen e datës 11/9/23 te firmosur nga sekretari i pergjithshem i Keshillit te Ministrave , Bardhyl Agaçi, derguar kuvendit ku debatohej rende ky emrim.Kryeministri i Rumanise,Viktor Ponta me arrestimin e Florian Coldeas deklaroi :
“Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës”.
-Zyrtarja e larte e Policise se Shtetit Shqiptar ,Ervina Gjana me bashkejetuesin serb Renato Hristic kontrollon policinë e shtetit shqiptar.
Serbi Hristić ka qenë shoqërues i Ergys Agasit, ndërsa Gjana mban funksionin e drejtoreshes së krimit kibernetik ne policine e shtetit.
-Bjellorusi në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve!
Lista e bordit të Korporatës Shqiptare të Investimeve, mbyllet me një emër që nuk tingëllon shqip: Valery Tsepkalo. Ky person është natyralizuar shqiptar në 11 prill 2025 me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Por ai është bjellorus. Me një karrierë shumë të pasur diplomatike, politike e afariste .Edhe minister i Punve te Jashtme, i shkarkuar me 2017 .
Me 2020 sfidon Lukashenkon duke e rivalizuar për president të Bjellorusisë. Kandidatura e tij refuzohet nga komisioni përkatës për kandidim.Në qeshor 2020 , nga frika e persekutimit prej Lukashenkos, zhvendoset në Rusi, pastaj në Ukrainë, Letoni, Poloni dhe Greqi.
Me 7 prill 2023 gjykata bjelloruse e dënon Tsepkalon me 17 vjet burg “Për ta vuajtur në një burg të sigurisë së lartë”.
Vetëvetiu lindin disa pyetje :
-Si përfundoi në Shqipëri bjellorusi Tsepkalo ?.
-Pse zgjodhi Shqipërinë kur si opozitar i Lukashenkos mund të kërkonte azil në BE ose në vendet ku ka qenë diplomat e ambasador, Finlandë dhe SHBA ?.
-Kush e propozoi dhe mbi cilat kritere i u dha shtetësia shqiptare ?.
-Kush e propozoi dhe e emëroi anëtar bordi të Korporatës Shqiptare të Investimeve?
-A është Tsepkalo ideatori i DURANA-s së famshme për të cilën foli dhe ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj ?
Pikpyetjet jane madhore.
-Tronditse ishte arrestimi në Aeroportin Ndërkombëtar te John F. Kennedy te ish-agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal,veteran i FBI-së prej 22 vitesh.Mbante takime direkte, ose komunikonte me linjen zyrtare te faksit me kryeminisrin Rama dhe u pagua me 225 mije dollare nga ish kuadri i SHIK-ut shqiptar Dorian Ducka. Ne dosjen e tij jane edhe bashkepuntoret shqiptare.
-Skandali me Ambasadën në Gjermani.
Ambasada e Shqipërisë në Berlin është përfshirë në një hetim penal per shkeljen e rregullave të sigurisë në përfaqësinë diplomatike .
Më 8 gusht 2025 ka nisur procedimi penal me numër protokolli 6025 ndaj ambasadores shqiptare, Aida Sakiqi, dhe shtetasit rus Walter Borisoviç, te punesuar keshilltar te ambasades. Policia federale gjermane po kryen verifikimet përkatëse për veprimet e dyshuara të kryera në territorin gjerman.
Hetimi ka evidentuar shkelje të rregullave të sigurisë në lidhje me punësimin e personave me shtetësi të huaj në ambasadë, mes tyre shtetasi rus Walter Borisoviç dhe shtetasja bullgare Biljana Naumov. Për largimin urgjent të Borisoviç nga struktura e ambasadës ka ndërhyr SHISH dhe e shërbimeve të sigurisë gjermane.
Ky zhvillim vjen në një moment delikat për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.









