-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia bleu raketa kineze, Kroacia: Nuk janë parë të tilla në Evropë

Kryesoret

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç deklaroi se armët e reja të ushtrisë së Serbisë “nuk janë parë ende në territorin evropian”. Ai tha se i ka shkruar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, por refuzoi të jepte detaje të mëtejshme.

“Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”- i tha Vuçiç pak javë më parë. Ai gjithashtu pretendoi se Serbia po përgatitet “për një sulm të mundshëm nga aleanca midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”.

Për armët e reja të ushtrisë serbe ka folur edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Maqedonci u shpreh se blerja e armëve kineze tregon tendenca hegjemoniste të Serbisë ndaj vendeve fqinje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç më 12 mars, se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. Vuçiç deklaroi se raketat janë tashmë të integruara me avionët luftarakë rusë MiG-29, me rreze veprimi 200 deri 400 kilometra dhe me fuqi të madhe shkatërruese.

Vuçiç: Kemi blerë raketa balistike supersonike nga Kina

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit