Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur datën dhe orën e protestës kombëtare të opozitës, që do të zhvillohet më 22 mars para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka konfirmuar se protesta do të fillojë në orën 18:00.
Kjo protestë vjen pas një sere tjetër ngjarjesh protestuese të opozitës, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe formimi i një qeverie teknike.
Protesta e fundit e opozitës u zhvillua para Parlamentit, në momentin e votimit për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.
/5pyetjet.al









