Ushtria izraelite po përgatit një sulm të madh tokësor në Liban, me qëllim neutralizimin e forcave të Hezbollahut.
Një zyrtar i lartë ushtarak izraelit i tha Axios se operacioni i ardhshëm do të zhvillohet në jug të lumit Litani, një zonë e konsideruar si “selia” e Hezbollahut.
Operacioni pritet të jetë në shkallë të gjerë dhe të përqendrohet në neutralizimin e infrastrukturës ushtarake të organizatës.
Të mërkurën në mbrëmje, IDF bombardoi një urë mbi lumin Litani, duke postuar një video në mediat sociale. Sipas postimit të tyre, në zonë u gjetën raketahedhës të përdorur për sulme ndaj Izraelit.
Sipas të njëjtave burime, Izraeli ka dërguar tashmë trupa përtej kufirit, ndërsa janë planifikuar përforcime të mëtejshme. Qëllimi, siç theksohet, është të “prehet koka” e Hezbollahut dhe të shkatërrohet infrastruktura kritike dhe rezervat e armëve.
Operacioni i ardhshëm përshkruhet si më i madhi që ka ndodhur në Liban që nga lufta e vitit 2006. “Ne do të bëjmë atë që bëmë në Gaza”, tha një zyrtar i lartë izraelit për të njëjtën media, duke nënvizuar vendosmërinë e ushtrisë.









