Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar një takim dyditor me kabinetin qeveritar për të shndërruar angazhimet e fushatës dhe premtimet e dhëna në një program konkret qeverisës.
Gjatë këtij takimi, do të përgatiten planet dhe masat konkrete për projekte dhe objektiva që do të realizohen gjatë mandatit, me theks në zhvillimin, barazinë dhe interesin publik.
Po ashtu, Kurti ka zhvilluar një takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, duke njoftuar disa hapa kompromisi lidhur me ligjet për të huajt dhe automjetet për serbët e Kosovës.









