-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Replika të forta Kroaci-Serbi për raketat kineze në Ballkan

Kryesoret

Furnizimi i Serbisë me raketa kineze ka nxehur dhe tensionuar situatën në Ballkan. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç u shpreh se aleanca Zagreb, Tiranë, Prishtinë nuk kërcënon sovranitetin territorial të askujt dhe se ky është pretekst i Beogradit.

“Ky lloj bashkëpunimi teknik që ekziston midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë. Është një tezë plotësisht e sajuar që duhet të mbështesë narrativën e një kërcënimi të jashtëm në nivelin politik të brendshëm. Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s. Nuk na shkon ndërmend neve, as Shqipërisë apo Kosovës, të kërcënojmë integritetin territorial të askujt”, tha Plenkoviç.

Vuçiç u shpreh se Serbia ka raketa balistike supersonike të blera nga Kina por nuk ka ndërmend të sulmojë askënd. Ai tha se është i shqetësuar se “Serbia mund të jetë shënjestër” nga aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë në të ardhmen.

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit