Ardit Çylybyli ka fituar garën për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Shkodër, duke mposhtur Gentian Ibron.
Në një proces zgjedhor ku morën pjesë 1781 anëtarë, Çylybyli siguroi 1083 vota, duke lënë pas Ibron me 678 vota. Diferenca mes kandidatëve ishte afro 396 vota, ndërsa 11 vota u shpallën të pavlefshme.
Pasi u shpall fitues, Çylybyli dhe Ibro shtrënguan duar si shenjë e bashkëpunimit, duke dhënë mesazhe përuniteti dhe suksesi në të ardhmen për Partinë Demokratike në Shkodër.
/5pyetjet.al









