-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Iranin do ta shpallim shtet terrorist’, Bushati-Ramës: Shihni prioritetet, të mos i lihen inercisë!

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kritikuar qëndrimin dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë tha se do të votohet një rezolutë që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizimit.

Sipas tij, politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë”, shkruan Bushati.

Ndër të tjera Bushati solli në vëmendje shkrimin e përbashkët të kryeministrit Rama dhe presidentit serb, Vuçiç mbi mundësinë e një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në Bashkimi Evropian.

Postimi i Bushatit

Vetëm pak ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë botuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung rreth pranimit të një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në BE, presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
Për fat të keq, loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet europiane dhe tjetra për konsum në politikën e brendshme, vetëm sa ka çimentuar status quo në rajon. Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të së drejtës, prosperitet, bashkëpunim, dhe jo ​​retorikë të bazuar në frikë.
Ndërkohë që politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit