-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-koloneli amerikan: Kosova ka përparuar dukshëm në bashkëpunimin me NATO-n

Kryesoret

Ish-koloneli amerikan Philippe Rogers, i cili ka punuar për 10 vjet në selinë e NATO-s, ka vlerësuar progresin e Kosovës në raport me aleancën, duke theksuar se vendi po shihet si një partner shumë i rëndësishëm, edhe pse ende nuk është anëtar.

Gjatë një ligjërate, Rogers tha se ka lidhje të hershme me Kosovën, pasi ka marrë pjesë në misione luftarake gjatë luftës së vitit 1999 dhe e ka vizituar vendin disa herë. Ai theksoi se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në zhvillimin e saj dhe në bashkëpunimin me NATO-n.

“Kjo është një çështje e komplikuar, por në të njëjtën kohë është një rezultat shumë i mundshëm, duhet të them. Sigurisht, ka shumë pengesa dhe gjëra që duhen tejkaluar. Në veçanti, në ligjëratën e sotme do të flas për marrëdhënien time me NATO-n. Kam punuar në selinë e NATO-s për 10 vjet, kështu që jam shumë i njohur me Kosovën si vend, dhe kam fluturuar në misione luftarake në vitin 1999 gjatë kohës së luftës, dhe kam vizituar Kosovën disa herë”, tha Rogers.

Ai përmendi pengesa që duhet Kosova t’i kalojë për tu bërë vende anëtare në NATO, të cilat janë kryesisht diplomatike.

“Së pari, duhet të them se keni një vend të bukur dhe ka qenë e mrekullueshme të shohësh se si vendi është zhvilluar. Njerëzit janë shumë pozitivë ndaj Kosovës. Ajo është një partner fantastik. Sigurisht që ende nuk është aleate, por është një partner shumë i mirë. Kosova kontribuon në shumë misione dhe është shumë e gatshme të kontribuojë edhe në misione të tjera. Sigurisht, janë katër vende brenda NATO-s që nuk e njohin Kosovën. Besoj se jeni shumë të njohur me këtë: Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia. Këto janë disa nga pengesat që Kosova duhet t’i kapërcejë menjëherë. Dhe kjo është kryesisht një çështje e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre vendeve. Përveç kësaj, mund të them se Kosova po bën një punë shumë të mirë sa i përket rritjes së rëndësisë së saj brenda NATO-s, brenda Bashkimit Evropian dhe brenda aleancës evropiane”, tha Rogers./ Klankosova

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit