-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 40-vjeçari në Maliq, qëllonte me armë duke terrorizuar banorët

Kryesoret

Një operacion i shpejtë i Policisë së Maliqit ka çuar në arrestimin e Kristo Agollit, 40 vjeç, i cili po kërcënonte banorët e fshatit Orman duke qëlluar me armë zjarri.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e policisë, me mbështetje të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë arritur të lokalizojnë dhe kapin Agollin, një individ me precedentë penalë për vjedhje dhe narkotikë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, janë gjetur një kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, që dyshohet se ishte përdorur për të kërkuar flori.

Po ashtu, është arrestuar Dimitrios Pentazidis, një shtetas grek, i cili nuk kishte denoncuar krimin dhe kishte shkuar në banesën e Agollit për të kërkuar flori me aparatin e sekuestruar. Hetimet janë në vazhdim dhe materialet do t’i referohen Prokurorisë së Korçës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit