Jam shumë i befasuar” që Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron të marrë pjesë në luftën kundër Iranit.
Kështu deklaroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, duke akuzuar përsëri disa aleatë se refuzuan të merrnin pjesë në operacionet ushtarake kundër Republikës Islamike.
“Unë thashë, ‘Nuk doni ta bëni këtë?’ Ne kemi qenë me ju. Ne jemi aleati juaj më i vjetër dhe shpenzojmë shumë para për NATO-n dhe të gjitha këto gjëra për t’ju mbrojtur”, shtoi presidenti i SHBA-së, duke iu referuar përsëri Mbretërisë së Bashkuar.









