Kryeminsitri Edi Rama, përmes një postimi në rrejtin e tij facebook ka njoftuar për punimet dhe rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës në zonën e Bahçallëkut, ku sipas tij është në një nga nyjet kryesore të hyrje-daljes së qytetit.
Postimi i Ramës
Kantieri i punës në Bahçallek
Vijojnë punimet në një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës. Një ndërhyrje e rëndësishme që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.









