Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka shpallur 22 Marsin si një ditë të veçantë për çdo shqiptar të lirë.
Ai bëri thirrje për një mobilizim qytetar në protestë kundër qeverisë, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj dite si momenti kur qytetarët duhet të ngrihen për të kërkuar dinjitet dhe barazi para ligjit.
Blushi kritikoi ashpër pushtetin, duke e akuzuar për arrogancë dhe padrejtësi ndaj popullit.
Postimi i Blushit:
22 Marsi është dita jonë! Dita e çdo shqiptari të lirë!
Është dita kur qytetarët ngrihen pa frikë për dinjitetin e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për barazinë para ligjit që na është mohuar çdo ditë!
Mjaft më me padrejtësinë! Mjaft më me arrogancën! Mjaft më me një pushtet që sillet si pronar i Shqipërisë!
Asnjë hap pas!
Le të shpërthejë revolta qytetare në çdo rrugë dhe çdo shesh të Tiranës!
Le të dëgjohet fort zemërata dhe përçmimi ynë ndaj një Qeverie që ka tradhtuar qytetarët dhe ka rrënuar besimin tek shteti!
22 Marsi është dita kur populli flet. Dhe askush nuk mund ta ndalë!