Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca parlamentare e radhës. Në Kuvend pritet të diskutohet projektrezoluta për shpalljen e Iranit shtet terrorist.
Nga ana tjetër, opozita ka vendosur të bojkotojë seancën e sotme.
“Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit” , është shprehur Bardhi.









