Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi qëndrimin e Parisit për luftën në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se “nuk e zgjodhi këtë luftë”.
“Ne nuk po marrim pjesë në të dhe kemi një pozicion thjesht mbrojtës, duke mbrojtur qytetarët tanë duke mbështetur aleatët tanë”, tha Emmanuel Macron.
Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi se Franca “nuk do të marrë pjesë kurrë në operacione për të hapur ose çliruar Ngushticën e Hormuzit në kontekstin aktual”.
Presidenti francez, megjithatë, dëshiron të “garantojë lirinë e lundrimit dhe sigurinë në zonën detare”.









