-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Jashtëm izraelit: Për Ali Larijani nuk u desh shpërblim, objektivi u arrit

Kryesoret

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sha’ar, foli në një mënyrë veçanërisht të ashpër për neutralizimin e Ali Larijani-t . Gjatë një konference për shtyp, Sha’ar iu referua 10 milionë dollarëve që Uashingtoni kishte njoftuar javën e kaluar për informacion  që do të çonte te sekretari i Këshillit të Sigurisë së Iranit, si dhe te zyrtarë të tjerë të lartë.

“Pati një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kokën e Larijanit… e bëmë falas”, theksoi Saar, duke konfirmuar neutralizimin e një figure shumë të rëndësishme në regjim.

Disa ditë më parë, Departamenti i Shtetit njoftoi se nëpërmjet programit “ Shpërblime për Drejtësi ” të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, do të ofronte deri në 10 milionë dollarë për ata që do të jepnin informacione mbi “udhëheqësit iranianë të organizatave terroriste ”.

Informatorët do të përzgjidheshin për zhvendosje, ndoshta jashtë Iranit si dëshmitarë të mbrojtur.

“Këta individë komandojnë dhe drejtojnë njësi të Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC), të cilat planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë akte terroriste në të gjithë botën”, thuhet në poster.

Ndër zyrtarët për të cilët SHBA-të po kërkonin informacione, përveç Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, ishin:

  • Ministri i Inteligjencës Esmail Khatib,
  • Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ali Asghar Hejazi
  • Gjeneral Major Yahya Rahim Safavi
  • Gjeneral Brigade Esqandar Momeni
  • Sekretari i Këshillit Suprem Ali Larijani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit