Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar ashpër deklaratat e ish-drejtorit të antiterrorizmit, Joe Kent, i cili në letrën e tij të dorëheqjes argumentoi se nuk ekzistonte një kërcënim i menjëhershëm nga Irani.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka theksuar se Kent ka bërë “shumë pretendime të rreme” lidhur me vlerësimin e kërcënimit iranian.
“Donald Trump dispononte prova të forta dhe bindëse se Irani po përgatitej të sulmonte SHBA-në. Këto prova u mblodhën nga shumë burime dhe faktorë. Presidenti Trump nuk do të merrte kurrë vendimin për të vendosur asete ushtarake kundër një kundërshtari të huaj në një vakum.”
Ajo shtoi se SHBA i kishte dhënë “çdo mundësi të mundshme” Iranit për të hequr dorë nga ambiciet bërthamore përpara se të merrej vendimi për veprim ushtarak. Leavitt theksoi gjithashtu se një sulm i përbashkët me Izraelin kishte për qëllim të zvogëlonte ndjeshëm rrezikun për jetët amerikane dhe të parandalonte një sulm të mundshëm nga Irani.
/5pyetjet.al









