Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi dje në Gjakovë. Autori është dorëzuar dhe gjithashtu ka dorëzuar armën me të cilën kreu vrasjen. Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen ndodhet në paraburgim. Nga plumbat u vra 38 vjeçar dhe u plagos një tjetër person 29 vjeç.
“Rr. Vëllezërit Frashëri, Gjakovë 16.03.2026-05:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, njëri nga viktimat nga plagët e marra kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është vet dorëzuar dhe ka dorëzuar një revole. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.









