-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi nga Gjermania: Pocesi i integrimit të Shqipërisë bazohet në merita

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, së bashku me disa kolegët e tij deputet të PD,përmes një njoftimi në facebook, ka njoftuar për vizitën e zhvilluar në Gjermani dhe takimin me krerët e lartë të Bundestagut, duke u shprehur se Shqipëria është në rrugën drejt Europës, ku dhe procesi i integrimit të saj bazohet në merita.

Postimi i Bardhit

Berlin | Ministria e Jashtme Federale e Gjermanisë 🇩🇪
🇦🇱🤝🇩🇪 Gjatë vizitës në Belin zhvilluam një takim me z. Niels von Redecker, Drejtor i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, të cilin e falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.
Procesi i integrimit bazohet në meritë dhe Shqipëria duhet të tregojë se është seriozisht e angazhuar në reformat transformuese për vendin, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit, mospengimit të drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe mbi të gjitha një qeverisje demokratike që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjithashtu, e falenderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në heqjen nga Bashkimi Evropian të të gjitha masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Pa ndihmën e cmuar të Gjermanisë ai proces do ishte vonuar edhe më tej me pa të drejtë, duke dhënë mesazhin më të gabuar për shqiptarët kudo në Rajon.
Shqipëria dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah Gjermanisë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian. 🇦🇱🤝🇪🇺

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit