-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ide inovative nga brezi i ri/ Festivali i Shkencës vendos në garë gjimnazistët

Kryesoret

Festivali Kombëtar i Shkencës përfaqëson një nga nismat më të rëndësishme arsimore me synimin për të kultivuar tek nxënësit frymën kërkimore, mendimin kritik dhe interesin për shkencën dhe inovacionin.

Ky aktivitet shërben si një hapësirë ku të rinjtë kanë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre krijuese dhe kërkimore përmes projekteve dhe eksperimenteve shkencore, duke u përballur njëkohësisht me sfidën e prezantimit dhe argumentimit të ideve të tyre përpara specialistëve të fushës. Festivali zhvillohet në disa faza, duke nisur nga niveli i shkollave, për të vijuar në nivel vendor dhe rajonal, deri në finalen kombëtare ku përzgjidhen projektet më cilësore.

Në këtë kuadër, ditën e sotme, në ambientet e palestrës së shkollës “Foto Puka”,Lushnjë u zhvillua faza e dytë e Festivalit Kombëtar të Shkencës për ZVAP Lushnjë, ku morën pjesë 14 shkolla të mesme të këtij territori arsimor.

Skuadrat e shkollave pjesëmarrëse prezantuan përpara jurisë projektet e tyre të realizuara në përputhje me udhëzuesin e festivalit, duke paraqitur ide inovative dhe qasje kërkimore në fusha të ndryshme si biologjia, fizika, kimia dhe teknologjia. Prezantimet e nxënësve dëshmuan për një përgatitje serioze, përkushtim dhe aftësi analitike, duke reflektuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të mësuesve në orientimin dhe mbështetjen e tyre.

Në hapje të aktivitetit përshëndeti drejtoresha e ZVAP Lushnjë, Arta Dhamo, e cila vlerësoi përfshirjen dhe angazhimin e nxënësve dhe të mësuesve në këtë nismë arsimore, duke theksuar se aktivitete të tilla përbëjnë një nxitje të rëndësishme për zhvillimin e kulturës shkencore dhe të mendimit kritik tek brezi i ri.

Projektet u vlerësuan nga një juri e përbërë nga përfaqësues të institucioneve arsimore dhe specialistë të fushës, të cilët shqyrtuan me kujdes çdo prezantim sipas kritereve të përcaktuara në udhëzuesin e festivalit.

Në përfundim të këtij aktiviteti u shpallën fituese projektet:

  1. “Waves Don’t Die” – shkolla “18 Tetori”.
  2. “Shtëpia ekologjike” – shkolla “Vath Koreshi”.

Festivali Kombëtar i Shkencës mbetet një platformë e rëndësishme për promovimin e talenteve të reja dhe për forcimin e lidhjes së të rinjve me botën e kërkimit shkencor, duke kontribuar në formimin e një brezi të ri të orientuar drejt dijes, inovacionit dhe zhvillimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit