-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peticioni me 80 mijë nënshkrime drejt Hagës: Lironi luftëtarët!

Kryesoret

Mbi 83 mijë nënshkrime janë mbledhur deri më tani në kuadër të Peticionit Kombëtar të iniciuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës që do t’i drejtohet Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se peticioni është nënshkruar edhe nga një pjesëtar i komunitetit serb. Ai tha se procesi i mbledhjes së nënshkrimeve po ecën mirë dhe se afati përfundon në fund të muajit prill.

“Në bazë të informacionit që kemi, vetëm në Kosovë jemi mbi 83,000 nënshkrime deri në këto momente, do të thotë për nja afat tre javore, nëse s’gaboj aty diku. Pa llogaritur Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe diasporën. Në mënyrën online janë mbi 26,300, nëse s’gaboj…

Duhet t’i falënderoj qytetarët e Shqipërisë edhe ata që po na ndihmojnë shumë atje. Kështu që po duket një interesim i madh, ne kemi afat edhe një muaj, do të thotë deri kah fundi i muajit prill. Kah fundi i muajit prill do t’i nisim për në Hagë, apo për ata që na i dërgojnë në Dhomat Speciale”, ka thënë ai për EO.

Gucati ka theksuar se motivi i peticionit është të dëshmohet mbështetja qytetare për ish-krerët e UÇK-së dhe të kundërshtohet narrativa, siç tha ai, se ata nuk gëzojnë mbështetje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit