-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Po largohem, mos më kërkoni’- Prindërit apel për gjetjen e së miturës në Durrës

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Durrës, kur një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, është larguar nga shtëpia.

Sipas nënës së saj, Brikena Tusku, vajza ishte në shtëpi deri në orën 5 të mëngjesit, kur ajo ishte zgjuar për të konsumuar syfyrin. Pas kësaj, nëna ka rënë në gjumë, dhe kur u zgjua rreth orës 6:30, vajza nuk ndodhej më në dhomën e saj.

Familjarët kanë deklaruar se vajza kishte shprehur shqetësime ditët e fundit, duke thënë se po ndihej e kërcënuar nga disa persona pas orarit të mësimit, por askush nuk kishte marrë seriozisht këto kërcënime.

Sipas nënës, ajo ka gjetur një letër në tavolinë ku vajza shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni.”

Sipas informacionit të fundit, vajza 14-vjeçare nuk është paraqitur në shkollë këtë mëngjes dhe autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Lidhur me zhdukjen e vajzës, është bërë denoncimi përkatës në polici, ndërkohë që prindërit apeluan për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Ata kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe apelojnë që kushdo që ka dijeni për vajzën ose e ka parë, të kontaktojë menjëherë në numrat: 0693367135 / 0695523151.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit