Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka dënuar ashpër sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit dhe “vrasjen pabesisht” të Ali Larijani, kreut të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të vendit.
“Dënoj fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Iran. Këto veprime agresive nuk do të sjellin përfitim për armikun sionist-amerikan dhe mbështetësit e tij. Përkundrazi, do të komplikojnë situatën dhe mund të shkaktojnë pasoja të pakontrolluara që prekin të gjithë botën”, shkruan Aragçi në X.
Në një postim tjetër, ai u shpreh për “vrasjet” e tre udhëheqësve të lartë iranianë nga Izraeli gjatë dy ditëve të fundit: “Imagjinoni një president iranian që paraqet qetësisht një ‘listë vdekjesh’ për një ambasador të huaj, presidentin e SHBA, udhëheqës të Kongresit, gjeneralë të lartë, dhe pastaj thotë pa hezitim: ‘Do t’i shkatërrojmë një nga një’.”
Aragçi e përshkroi këtë seri vrasjesh nga Izraeli si “më të ftohtë se hipokrizia” dhe e quajti “kolaps moral të kalkuluar”. Ai shtoi se Izraeli vazhdimisht tërheq SHBA-të drejt një humnerë gjithnjë e më të thellë morale dhe politike.
Nga ana tjetër, Hezbollah dënoi vrasjen e Larijanit dhe sulmet amerikano-izraelite, duke theksuar se “vrasjet e udhëheqësve nuk do të thyjnë vullnetin e Republikës Islamike të Iranit”.
Ndërkohë, Libani përballet sërish me tensione, pasi Izraeli ka nisur operacione ushtarake të gjera kundër Hezbollah-it, në përgjigje të sulmeve të kësaj organizate, të cilat synonin të hakmerreshin për vdekjen e udhëheqësit të lartë iranian, Ali Khamenei.









