-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja merr në dorë zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Kryesoret

Sot, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve, lidhur me kërkesën e 1/5 e deputeteve për verifikimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Njoftimi i plotë i Kushtetueses:

Kërkues: Jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë

Objekti:
1. Verifikimin e çështjes që lidhet me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Avokatit të Popullit, përfshirë verifikimin e procedurës së zgjedhjes së shtetasit Endri Shabani në këtë detyrë, si dhe konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.111, datë 11.12.2025 “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 3. Pezullimin e vendimit nr.111, datë 11.12.2025 “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, të Kuvendit të Shqipërisë, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Dispozitivi: Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit