Banorët e Rrjollit kanë vazhduar protestën e tyre, që tashmë ka kaluar dy muaj, kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt.
Edhe sot, ata tentuan të afrohen pranë kantierit të ndërtimit, por janë penguar nga policia që ka bllokuar avancimin e tyre.
Protestuesit po kërkojnë që të mbrojnë tokën e tyre dhe nuk janë të gatshëm ta lëshojnë atë për projektin e planifikuar. “Është toka jonë dhe s’do lejojmë që na e marrin. Ne malësorët do ta mbrojmë me çdo çmim”, kanë thënë ata.
Gjatë protestës, disa nga banorët janë shoqëruar nga policia, duke i denoncuar ata për ofendime gjatë ndërhyrjes. Ata kanë kërkuar që Fatmir Shpellzaj të paraqesë dokumentacionin që vërteton pronësinë e tokës ku po ndërtohet resorti. Protestuesit kanë njoftuar se do të vazhdojnë me kërkesat e tyre për të mbrojtur pronën dhe të drejtat e banorëve.
/5pyetjet.al









