Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se shumica socialiste ka përgjegjësi që të ofrojë zgjidhje dhe të çojë përpara reformën territoriale duke lënë të kuptohet se nuk do ta presin pa fund.
“Mazhoranca në çdo vend ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhjen dhe për të çuar para reformat. Ne jemi si mazhoranca të hapur që kjo të jetë reformë e cila brenda vetes përfshin të gjitha palët dhe komisioni i posaçëm realizon pikërisht këtë gjë. Unë jam akoma besimplotë dhe optimist që komisioni do ecë përpara”, tha Demo.









