Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme në qytetin e Rrogozhinës, teksa policia gjeti dhe sekuestroi rreth 4000 rrënjë kanabis në banesën e Drejtorit të Burgjeve, Bilal Hasa.
Postimi i Nokës
Narkoshteti me kapele 👮🏻♂️ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës me shtëpi bari.
Dy ambiente, 4000 rrënjë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike 💡
Përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin sigurohet që drejtorit “bujk” të mos i mungojë rryma elektrike, se rrezikohet prodhimtaria.
Ne kemi futur në burg qytetarë që kanë bërë lidhje të paligjshme energjie, saktësoi Edi Rama. Ata që kanë ndërhyrë te matësi për të ulur faturimin 📉
Sa gjynahe kanë për të larë.









