AMP ka pezullar nga detyra efektivin e policisë Admir Elezin.
Ky i fundit dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre dhe pengim të hetimeve.
Elezi ishte ishte i punësuar si polic në komisariatin Nr.3 në Tiranë.
Sipas AMP, Admir Elezi kishte arrestuar një person dhe i kishte fshehur shkopin metalik që kishte me vete, duke tjetërsuar provat.









