Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca sipas burimeve mediatike ka dëshmuar ditën e martë në SPAK për dosjen e abuzimit me fondet e IPARD-it.
Ajo është marrë në pyetje nga prokurori Klodian Braho. Në pyetje si persona që kanë pasur dijeni më herët janë marrë edhe Reni Ashiku, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Krifca.
Ndërkohë që BE ende mban të pezulluar fondet e IPARD-it për Shqipërinë teksa hetimet vazhdojnë nga SPAK-u.









