Rreth 4 mijë bimë kanabisi janë zbuluar dhe sekuestruar nga policia në një banesë në zonën e Peqinit.
Sipas informacioneve, prona ku u gjet sasia e konsiderueshme e bimëve narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të burgjeve në Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Pas publikimit të rastit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se është njohur me ngjarjen përmes mediave dhe ka marrë masa të menjëhershme.
Institucioni njofton se Hasa është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave nga organet e drejtësisë, ndërsa thekson se distancohet nga çdo veprim i paligjshëm.
EMRI/ Drogë në banesë, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës









