-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu: Uroj që Fitër Bajrami të sjellë paqe në çdo familje

Kryesoret

Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka shpërndarë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në këtë ditë të shenjtë, ai uroi që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në çdo familje, duke shprehur dëshirën që besimtarët të përjetojnë gëzim dhe begati në jetën e tyre. Spahiu theksoi gjithashtu vlerën e agjërimit dhe lutjeve gjatë muajit të Ramazanit, duke lutur për pranim të këtyre sakrificave dhe adhurimeve.
Postimi i Spahiut:
Me rastin e Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë.
Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, si dhe begati e mirësi në jetën tuaj.
Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona përgjatë gjithë këtij muaji të bekuar!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit