Sot çmimi i naftës ka kaluar 200 Lekë/l. Askush nuk di ku do të ndalet. Sulmet mbi Iran do të vazhdojnë të prodhojnë krizë…
Por Shqipëria nuk do të duhej ta ndjente këtë krizë. Sepse Shqipëria është një vend me rezerva energjetike të mjaftueshme që banorët e saj të jetonin në “parajsë”. Rezerva hidrike dhe vendburime nafte dhe gazi.
Por industria e naftës u shkatërrua me një zell prej armiku. Shitje pas shitjeje, nga njëri batakçi tek tjetri, nga njëri maskara tek tjetri, që fitonin deri edhe tek mos pagesa e punëtorëve. Derisa e shkulën, e çmontuan, e shitën për skrap rafinerinë.
Pastaj i dhuruan edhe puset e naftës, i morën të tjerë batakçinj që thithin naftën nga nëntoka e nuk paguajnë as taksa.
Qeveri pas qeverie e hajdut pas hajduti.
Industria vendase kishte nevojë për investime, pasi ishte teknologji e vjetëruar. Shteti duhej ta mbante nën zotërim atë, nuk duhej ta dhuronte tek donatorët e sekserët.
Sot ajo do të shërbente si rregullator i tregut, zbutës i krizave dhe padyshim një asset i çmuar i ekonomisë kombëtare.
Ky vend ka ujë, naftë, minerale, diell dhe det, por nuk ka patur asnjëherë qeveri!









