-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e naftës/ Lapaj: Karburanti është palca e ekonomisë, qeveria duhet të heqë TVSH

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes politike, Shqipëria Bëhet, përmes një video-postim në rrjetin e tij facebook, ka reagur lidhur me rritjen e çmimi të naftës në Shqipëri, duke u shprehur se karburanti është palaca e ekonomisë.

Postimi i Lapajt

Karburanti është palca e ekonomisë. Nga çmimi i karburantit derivon çmimi i ushqimeve, perimeve, frutave, shërbimeve e çdo gjëje.
Marrja e masave për stabilizimin e çmimit është domosdoshmëri në një kohë që vendet fqinje e kanë çmimin dukshëm më të ulët si dhe po marrin masa për të mos lejuar rritjen.

Nuk mund të arkëtosh më shumë para në kohë lufte o Edi!

Ndërkohë në videon e publikuar krah këtij postimi Lapaj thekson se qeveria duhet të heqë tatimin mbi vlerën e shtruar (TVSH)  derisa çmimi i naftës të stabilizohet në tregjet ndërkombëtare.

Sot çmimi i naftës kapërceu 200 lekë për litër. Po çfarë blejmë ne konkretisht? Sot ne blejmë për çdo litër naftë 27 lekë/ litër taksë qarkullimi; blejmë 37 lekë/ litër taksë akcize; blejmë 33 lekë/litër tatim mbi vlerën e shtuar; blejmë 3 lekë/ litër taksë karboni; blejmë 15 lekë/ litër tarifa për rilincesim, markim, skanim, pompë. Në total ne sot për çdo litër naftë blejmë 115 lekë/ litër taksa, tatime dhe tarifa. Qeveria duhet të heqë tatimin mbi vlerën e shtruar derisa çmimi i naftës të stabilizohet në tregjet ndërkombëtare”, tha Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit