-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku në Bundestag: Integrimi europian është i vetmi proces që mund të ndryshojë Shqipërinë

Kryesoret

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, ka publikuar një video nga Bundestagu gjerman, ku prezanton angazhimin e saj dhe të delegacionit të opozitës në takime me deputetë dhe zyrtarë të lartë të Gjermanisë.

Ajo theksoi rëndësinë e kërkesave të Gjermanisë për standarde të qarta dhe zbatimin real të ligjeve, duke vënë theksin në rolin transformues të integrimit europian për Shqipërinë.

“Gjermania kërkon standarde, zbatimin e ligjeve dhe jo vetëm miratimin e tyre. Kërkon rezultate jo në letër por edhe në praktikë. Nuk ka asnjë proces tjetër shtetformues që mund ta ndryshojë Shqipërinë përveç integrimit. Opozita është këtu për t’u kujdesur që standartet evropiane janë pjesë e punës së përditshme të Shqipërisë dhe jo retorikë politike.

Bllokimi i këtij procesi, retorika politike e cila nuk ndihmon dhe nuk zbaton standartet e BE është e vjetër, e shkuar. Kanë kaluar 12 vite të gjata dhe Shqipëria sot duhet të realizojë reformat që e ndryshojnë. Nëse ky proces është marrë peng fatkeqësisht kjo vjen nga mungesa e vullnetit politik nga ana e maxhorancës”, shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit